'Kërcënon' Rey Manaj: Të më ofrojnë rinovimin ose largohem

Rey Manaj

Rey Manaj nuk e ka të ardhmen të sigurt te Sivasspor në Turqi. Në një intervistë për "Fanatik", sulmuesi i Kombëtares tha se ka dhënë gjithçka për këtë klub dhe kërkon të dijë nëse do i rinovohet kontrata, e cila skadon më 30 qershorin e 2026.

“Për Sivassporin kam bërë gjithçka. Kam dalë në fushë në Gaziantep me temperaturë 39 gradë, pasi mora dy serume dhe pa fjetur natën. Pas dëmtimit tim, u ktheva të luaj pa u shëruar plotësisht.

Tani jam më shumë sesa thjesht një lojtar për këtë klub. Nuk e them unë këtë, e thonë ata që janë brenda klubit. Por, shiheni vetë, as nuk kanë bërë një rinovim kontrate. Ndihem keq. Sepse në kushte normale, situata duhet të përcaktojë nëse do të qëndroj apo të largohem. Le të shohim çfarë do të ndodhë në janar, do t'ju them", tha Manaj.

Këtë sezon Manaj ka luajtur vetëm nëntë ndeshje, duke shënuar katër gola. Lushnjari vuajti një lëndim që e mbajti jashtë gjatë, duke munguar edhe për Kombëtaren.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kate Middelton: Sëmundja e kancerit po ma ‘fal’ jetën

Kate Middelton: Sëmundja e kancerit po ma ‘fal’ jetën