SKOCI - Pas shumë javësh jashtë ekipit ose në stol, Nedim Bajrami u rikthye dje titullar dhe gjeti rrugën e rrjetës, duke u shpallur futbollisti më i mirë për Rangers në barazimin 2-2 në fushën e Dundee United.

Për raundin e 15-të të Premiership, dy skuadrat dhuruan një barazim emocional. Ishte Dundee që kaloi në epërsi pas 11 minutave lojë me Sapsford, para se Meghoma të vendoste ekuilibrat.

Në pjesën e dytë Fatah riktheu epërsinë te vendasit, ndërsa u desh minuta e fundit që Nedim Bajrami të barazonte gjithçka. Nga 11 metra, fantazisti i Kombëtares nuk gaboi dhe i dha një pikë ekipit të tij në një fushë shumë të vështirë.

Ky ishte goli i parë i këtij sezoni për Bajramin, që në rikthimin si titullar u shpall "Njeriu i Ndeshjes" sipas 'Flashscore' me notën 8,9.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?