VIDEO/ 'Nëndetësja' del në sipërfaqe, Dinamo fiton 0-1 kundër Skënderbeut! Tifozët kapen me presidentin në tribunën VIP

VIDEO/ 'Nëndetësja' del në sipërfaqe, Dinamo fiton 0-1 kundër Skënderbeut! Tifozët kapen me presidentin në tribunën VIP

Dinamo feston fitoren në Korçë

Superliga shqiptare e futbollit merr tjetër rrjedhë pas fitores 0-1 të Dinamos në Korçë kundër vendasve të Skënderbeut. Ndeshja e prapambetur për javën e 18-të është fituar nga miqtë e Dritan Mehmetit, që tanimë janë në vendin e katërt duke spostuar Tiranën jashtë zonës "Final Four". Korçarët gjatë lojës protestuan kundër vendimeve të gjyqtarit Klodian Shahini dhe tensioni u pa edhe në fundin e lojës.

Nën një atmosferë të ngrohtë nga tifozët, sfida në Korçë nisi me aksione nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me Blutë më kërkues me Denisson dhe Zabërgjën.

Duhej minuta e 52-të që ndeshja të zhbllokohej. Andoni lëviz bukur në zonë dhe ndërhyrja e prapavijës korçare në dëm të tij është cilësuar si e parregullt.

Nga pika e bardhë e penalltisë nuk gabon Lorenco Vila, që shënon golin e gjashtë personal këtë sezon. Edhe pse Skënderbeu tentoi të barazonte, në fund "Nëndetësja" merr tri pikë të plota dhe për herë të parë këtë sezon e sheh veten në vendin e katërt, pozicion ky që të çon në ndeshjet finale sipas formulës "Final Four" që do aplikohet në fundin e sezonit të rregullt.

Në tribunën VIP, disa nga tifozët e Skënderbeut debatuan pas ndeshjes me presidentin e Dinamos, Adrian Bardhi. Dukshëm të revoltuar, situata pas disa sekondave është qetësuar dhe gjithçka kaloi pa incidente.

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:52
Dritan Mehmeti mban Dinamon me 'këmbë në tokë': S'e mendoj fare katërshen

1706996732_dritanmehmeti.jpg
Dinamo fitoi 0-1 në Korçë kundër Skënderbeut dhe shkon në vendin e katërt të Superligë. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i dinamovitëve, Dritan Mehmeti. Ai kërkoi t'i mbante të vetët me "këmbë në tokë".

"As e mendoj fare 4-shen. Ishte një fitore karakteri sot dhe kjo më intereson. Është në një moment shumë delikat kampionati. Jemi në fazën e tretë dhe pikët janë shumë jetike. Duke parë që ekipi i Skënderbeut luante me topat në thellësi, u futëm me bllok të mesëm për t’i dhënë më shumë hapësirë territoriale.

E vetmja mënyrë ishte që të prisnim pak, sepse vetë kundërshtari luante me topin e gjatë. Besimi te vetja, te lojtarët me njëri-tjetrin, është meritë e veçantë e tyre. Ata janë aktorët që japin gjithçka në fushë.

Vjen dita-ditës besimi, por ne duhet të rrimë me këmbë në tokë. Një humbje dhe shkon përsëri atje ku ishte. Të mos mendojmë shumë gjatë për fundin, por të mendojmë për javën që vjen", tha trajneri i Dinamos pas ndeshjes.

Ora 19:43
Tensione pas ndeshjes në Korçë, tifozët e Skënderbeut kapen me presidentin e Dinamos (VIDEO)

Dinamo fitoi 0-1 kundër Skënderbeut në Korçë, sfidë kjo e prapambetur për javën e 20-të të Superligës. Korçarët gjatë lojës protestuan kundër vendimeve të gjyqtarit Klodian Shahini dhe tensioni u pa edhe në fundin e lojës.

Në tribunën VIP, disa nga tifozët e Skënderbeut debatuan me presidentin e Dinamos, Adrian Bardhi. Dukshëm të revoltuar, situata pas disa sekondave është qetësuar dhe gjithçka kaloi pa incidente edhe pas prezencës së policisë.

Ora 19:17
Humbja në shtëpi, Gvozdenovic: Dinamo vetëm vononte lojën

1708539491_1689670253ivangvozdenovic.png
Dinamo fitoi 0-1 kundër Skënderbeut në Korçë, sfidë kjo e prapambetur për javën e 20-të të Superligës. Pas ndeshjes për mediet trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenovic ka kritikuar kundërshtarët se vononin lojën.

"Për mendimin tim ne ishim më mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë nuk do e komentoj penalltinë, sepse nuk e di ishte apo jo. Dinamo bëri më shumë faulla, vononte lojën. Patëm rastet, por nuk shënuam. Kështu është futbolli. Në pjesën e dytë nuk kishim mundësinë të luanim futboll, sepse Dinamo vononte shumë lojën. Që nga portieri e deri te lojtarët e tjerë. Dinamo ishte më e qetë, sepse shënoi shumë shpejt nga penalltia dhe pastaj luanin vetëm për kundërsulm", tha serbi i korçarëve.

Ora 19:09
Ironizon Skënderbeu, njofton humbjen me një foto të arbitrave të shoqëruar nga security


Skënderbeu humbi 0-1 me Dinamon në Korçë, sfidë kjo që vlente për javën e 20-të në Superligë dhe ishte e prapambetur. Te vendasit duket se janë të pakënaqur me arbitrimin, teksa njoftimin për humbjen në kanalet e komunikimit e kanë shpërndarë me foton e gjyqtarëve. Kryesor në këtë takim ka qenë Klodian Shahini me ndihmësa Erind Burgu dhe Emigers Ganxhi.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’