Superliga shqiptare është rikthyer në fushë pas një muaji pushimesh për shkak të Botërorit "Katar 2022". Për javën e 13-të në Ballsh po luhet sfida mes Bylisit dhe Laçit. Përpara ndeshjes ka ndodhur një ngjarje që ka trembur të pranishmit.
Për shkak të reshjeve të shiut një pjesë e murit rrethues të stadiumit "Adush Muça" është shembur. Muri ka dëmtuar disa nga makinat e parkuara në rrugë, teksa për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në njerëz. Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë edhe rrëshqitjen e dheut çka ka sjellë edhe rrëzimin e murit rrethues të stadiumit.