Sezoni i ri i festave në Megatek nis me promovimin e një hapësire të re. Mbi 3200 artikuj dekorues për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri janë ekspozuar dhe kompozuar  me tematika dhe ide të mrekullueshme brenda kësaj hapësire.  

Këtë sezon festiv, Megatek është kujdesur që të ofrojë për klientët e tij një larmi ngjyrash dhe dekoresh për të gjitha shtresat e klientëve, duke filluar nga bizneset, deri tek klientët familjarë.

Ajo që bie në sy është se klientët përzgjedhin pikërisht këto kompozime me tematika unike, të punuara me shumë elegancë nga arkitektët e Megatek.

Tashmë në Megatek do të gjeni magjinë e festave mes mijëra kombinimeve,ngjyrave dhe dekoreve.

“Gjithçka është e veçantë dhe magjike këtë vit në Megatek. Siç e shihni çdo produkt është i ri, ajo që doja t’ju thoja është shumë e qartë dhe e çiltër. Nuk jemi në New York, as në Roma as në Paris, por jemi në hipermarketin e ëndrrave tuaja, në Megatek. Sigurisht që nuk mbaron me kaq. Megatek ka filluar me uljen e çmimeve festive. Stafi ynë i mrekullueshëm do t’ju pres me shumë dashuri dhe përkushtim. Ju mirëpresim!”

“Është një gjë që është organizuar shumë bukur. Kam qenë gjithmonë që kam blerë në Megatek. Duket se këta i paraprijnë festave të fundvitit duke qenë edhe ne sa më gati që të festojmë”, “Ka diferencë në çmime dhe ne këtu i gjejmë të gjitha për të kompletuar një pemë apo të gjitha zbukurimet festive për Vitin e Ri, i gjejmë të gjitha këtu në Megatek”, shprehen disa nga klientët.

Ndërsa për fëmijët e vegjël duket qartë se këta dekorues të mrekullueshëm Krishtlindjesh ofrojnë një botë përrallore. 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com