TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme (4 qershor 2024). Ai pritet të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Klosi, i cili tha se largimi i tij nga tatimet vjen pasi do të emërohet zëvendësministër. Ndërkohë Elidjana Celaj do të jetë drejtoreshë e komanduar te Drejtoria e Tatimeve.
Klosi u emëruarnë krye të tatimeve në tetor të vitit 2021, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj që në atë kohë u be Ministre e Financave dhe Ekonomisë.
Largimi i Klosit nga tatimet bëhet në një periudhë jo të lehtë për këtë institucion për shkak të debatit të madh që ka shkaktuar tatimi i 25 mijë profesionistëve të lirë, ligj ky që pret vendimin në Gjykatën Kushtetuese nëse do të shfuqizohet apo jo.
Gjatë periudhës 2015-2021 Klosi ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).
Në qershor të vitit 2021 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare Ujësjellës -Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta (AKUM).
shkoi ne ministri te vjedhe rehat me ballukun....
PërgjigjuVazhdon seria Ali baba.. me 40 hajdute…
Përgjigju