VIDEO/ Një ditë para ndeshjes, tifozët e Kombëtares nisin vallen në Dusseldorf! Stadiumi kundër Spanjës 'pikturohet' kuqezi

DUSSELDORF - Tifozët e Kombëtares e kanë nisur që sot festën në Dusseldorf. Nesër në orën 21:00 Shqipëria e futbollit luan kundër Spanjës dhe një fitore do bënte punë për të besuarit e Sylvinhos në Grupin B të Euro 2024.

Afro 30 mijë shqiptarë priten në stadiumin me 49 mijë ulëse, teksa duket se impianti do pikturohet kuqezi. Të shumtë dhe të zhurmshëm në rrugët e qytetit, shqiptarët e kanë kthyer në festë me këngë dhe veshje popullore dhe tupana.

Gazetari i Report Tv, Ernest Koçi sjell atmosferën e zjarrtë që janë duke dhuruar tifozët e Kombëtares, teksa kjo e sotmja është vetëm nxehmja.

S.DH/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni-Tironsi: 24/06/2024 07:15

    Amon mer se jeno bo si ato çingiet, kerce n’mes Tirones, per turistet, kerce n’mes t’Evropes… jena tu lo nom mo…

    Përgjigju
  • B"3: 24/06/2024 06:42

    Bravo tifozeve, por një verejtje: jugun shqiptar kur do ta perfaqesoni neper Europe se me keto valle e kenge duket sikur Shqipëria mbaron ne Tirane. Apo ja keni lënë grekut që ta shërim jugun si toke greke? Venir muzike pogonishte, came, moj e bukur More dreqi e mori.

    Përgjigju
  • Kallom: 23/06/2024 23:21

    Po po , uroj te mos na mundin kater apo pese zero qe Te na mbetet rrekord negativ, ndeshja me spanjen ka nje Lajm te mire rreklam ne turizem , shqipria vs spanja dy destinacione turistike bregdetare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit