Qazim Laçi vijon me formën e mirë në Superligën turke të futbollit. Skuadra e shqiptarit, Rizespor fitoi të enjten 4-1 kundër Samsunsporit për raundin e 27-të, teksa Laçi shënoi një gol dhe asistoi në dy të tjerë.
Në minutën e 43-të, gjatë një krosimi nga këndi, Laçi tentoi të shënonte një supergol 'fluturimthi', por goditja e tij u thye në asist për Mocsi i cili gjeti golin e dytë për Rizespor.
Më pas, në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë Laçi shënoi vetë golin e tretë dhe të qetësisë për vendasit. Forma e mirë e mesfushorit të Kombëtares kuqezi u pa edhe në minutën e 50-të, kur asistoi nga mesi i fushës për Auguston.
Laçi deri në këtë pikë të sezonit ka luajtur 26 ndeshje në Superligën turke, duke shënuar pesë gola dhe dhënë tetë asistime për 2154 minuta në total.
Komente








