VIDEO/ Pak sekonda në fushë, Jasir Asani shënon golin e 7-të në Championsin aziatik dhe i jep fitoren Gwangjusë

Jasir Asani

Kore e Jugut - Jasir Asani ka shënuar golin e shtatë në Champions Leaguen e Azisë. Skuadra e tij, Gwangju fitoi 1-0 kundër kinezëve të Shanghai Shenhua për raundin e pestë të turneut. Me 7 gola të realizuar, Jasir Asani është golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion.

Sulmuesi anësor i Kombëtares e nisi ndeshjen nga stoli. I futur në minutën e 57 në fushë, vetëm pak sekonda më pas do gjente golin pas asistit të Heo Yool.

E majta e shkupjanit nuk mund të ndalej nga portieri Bao, që e pa sferën në fundin e rrjetës. Championsi është kthyer në turneun e preferuar të Jasirit, me 29-vjeçarin që ka shënuar kështu golin e shtatë dhe të dhjetin në të gjitha kompeticionet.

VIDEO E GOLIT (KLIKO)

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Forbes: Pasuria e Trump u rrit me 3.6 miliardë dollarë

Forbes: Pasuria e Trump u rrit me 3.6 miliardë dollarë