Një i burrë i pajisur me një thikë ka përhapur panik në stacionin e trenit 'Termini' në Romë të Italisë. Është dashur ndërhyrja e policisë për të ndalur këtë person, i cili sulmoi me thikë edhe punonjësit e policisë. Edhe pse policia i bënte thirrje për t'u dorëzuar në fakt personi 'dhuronte spektakël' duke hipur mbi makina apo luajtur me policisë duke u shpëtuar nga duart gjatë kohës që ata përpiqeshin ta ndalonin.
Në këtë moment policia ka qëlluar me armë duke e plagosur dhe më pas prangosur atë. Agresori ishte 44 vjeç me origjinë nga Gana, i cili u plagos lehtë dhe mori mjekimin në spital. Janë të paqarat motivet që e çuan të këtë person të kryejë këtë akt ekstrem.
Covidi ka bajgëzuar mendjet e robve
Përgjigju