Këngëtarja Jana Burceska, e cila përfaqësoi natën e së mërkurës Maqedoninë në “Eurovision” me këngën “Dance Alone”, ka marrë propozimin për martesë nga i shoqi, një surpirzë qe e emocionoi pa masë.
Në çastin kur u mbyll televotimi, prezantuesi i cili ndodhej në “dhomën e gjelbër” pranë konkurrentëve iu afrua këngëtares maqedonase për ta pyetur për performancën, dhe shtatzëninë e saj, pasi ajo pret që shumë shpejt të bëhet nënë.
Befasia më e madhe erdhi në momentin kur bashkëshorti i saj nxori unazën, dhe i propozoi Janës martesë para milionave shikuesve në transmetim live.
Jane ka pranuar unazën duke i thënë po bashkshortit të saj, dhe dhuruan një puthje pasionante para gjithë shikuesve të gjysmëfinales së dytë të “Eurovision 2017”.
/Shqiptarja.com