VIDEO/ Njihuni me kampionen e
kickbox-it, Rashela 'e pamëshirshme'

VIDEO/ Njihuni me kampionen e<br />kickbox-it, Rashela 'e pamëshirshme'
Mos lejoni që pamja vajzërore e bukuroshes në foto t'ju mashtrojë! Rashel Kolaneci është 16-vjeçarja që ka mundur të dalë dy vite rresht kampione në sportin mashkullor të kickbox-it, në kategorinë e të rinjve.

Vajza që momentalisht frekuenton gjimnazin, numëron mijëra ndjekës në rrjete sociale, jo vetëm prej talentit të saj në këtë sport, por edhe prej fizikut të tonifikuar e formave seksi, që i kanë hapur rrugën edhe në fushën e modelingut.

Rashel ka rrëfyer për "Anabel" se pasioni për këtë sport ka nisur në moshën 12-vjeçare dhe për herë të parë, është shpallur kampione kur ishte vetëm 14 vjeç. “Për herë të dytë jam shpallur fituese në kampionatin e dhjetorit, ku u ndeshëm për herë të parë në oktagon (kafaz) në një ndeshje të lirë, pa mbrojtëse,” është shprehur duke shpjeguar më tej se është e para femër shqiptare që mban këtë titull.

Ndonëse do të ishte e natyrshme të mendohej se djemtë mund të frikësoheshin disi prej saj, mesa duket nuk ndodh kështu. “Jo, absolutisht! Përkundrazi, shumica e tyre dukshëm mbështesin punën time. Madje, vlerësojnë faktin që unë merrem me një sport që në Shqipëri vlerësohet si një sport mashkullor,” rrëfen ajo.

E pyetur nëse mendon që kickbox-in ta kthejë në një karrierë të mirëfilltë në të ardhmen, Rasheli shprehet se stërvitjen do ta vazhdojë patjetër, por ajo nuk do të jetë prioritet. Ajo thotë se pas përfundimit të gjimnazit, synon degë si administrimi i biznesit, marketingu ose siç dëshirojnë prindërit e saj, mjekësia. 
 

Training with the best 💪 #mma #kickbox #motivation #fighter #training #gym #albanian #fight #club

A video posted by King Rashel (@rashelkolaneci) on

 

... Hahah u lodha

A video posted by King Rashel (@rashelkolaneci) on





Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

3/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin