Presidenti Obama është i njohur për qetësinë e tij por ish-presidenti Klinton e ka nervozuar teksa e ka detyruar të presë në shkallët e avionit.
 
Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka hezituar të nxisë Bill Clinton që të luajë këmbët e të shmangë vonesë.
 
Kjo situatë ka ndodhur në avionin presidencial "Air force One" teksa ishin gati për tu nisur drejt SHBA pas funeralit të ish-presidentit izraelit Shimon Perez.
 
Obama pasi është futur në avion është detyruar të dalë sërish jashtë dhe t'i thotë Clinton të nxitojë, ndërsa ky i fundit ishte duke takuar njerëz në pistë.