Në 'Arenën Garibaldi' vendasit e Pisas pësuan humbjen e tretë radhazi dhe të 14-n për këtë sezon, teksa u mposhtën 0-1 nga Bologna. Dueli në fushë ishte i ekuilibruar, por vendasit u shpërqëndruan në fund dhe pësuan golin në minutën e 90-të nga Jens Odgaard. Freuler pasoi për danezin dhe ky i fundit i dha fitoren e tretë radhazi Bolognas, duke e ngjitur në vendin e tetë me 39 pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Bologna i falet një goli në limite, Udinese turpëron 3-0 Fiorentinën në Serie A








