VIDEO/ Pak para tërmetit të fuqishëm në Marok, në qiell u panë disa drita të çuditshme

Një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.8 ballë tronditi Marokun të premten e kaluar. Por pak para katastrofës që shkaktoi më shumë se 2800 viktima, në qiell u shfaqen disa drita të çuditshme.

Fenomeni është i njohur për studimin, por deri më tani shkaku është i paqartë.

"Njerëzit gjithmonë kanë pyetur veten për këto drita," tha për New York Times Karen Daniels, një fizikant në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut. "Është ende mister, pasi ende nuk ka asnjë zbulim shkencor. Ekziston një hipotezë se këto drita janë vëzhguar rastësisht para tërmeteve, por që nuk ka asnjë lidhje ndërmjet tyre. Sipas një studimi të bërë në vitin 2014, ka 65 raporte të dritave që janë shfaqur para tërmeteve.’- thotë Karen Daniels.

Dritat shfaqen shumë lart ose poshtë në qiell dhe vezullojnë për pak kohë si rrufeja ose qëndrojnë për pak minuta.

Një regjistrim mjaft i qartë vjen nga Meksika dhe është bërë përpara një tërmeti me magnitudë shtatë ballë në shkallën Rihter në vitin 2021.

Fizikani Karen Daniel mendon se është e mundur që dritat të mos kenë asnjë lidhje me ngjarjet tektonike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xixëllonja: 13/09/2023 10:58

    Rrjeshtimi i dritave ketu duket si ‘arusha e vogel’ .. Mos jane ‘arushat’ qe po na godasin..!?

    Përgjigju
  • Hio: 13/09/2023 08:31

    Esht rreflektimi i drritave tbrendshme tobjektit ku ndodhet personi qe filmon pertej xhamit . Ose esht ufo qe takohet me lulin per rublat ne komisionin europian per parat ruse . Nuk i dihet

    Përgjigju
  • Hasani: 13/09/2023 07:55

    Edhe ne naten e 26 Nentorit 2019 kur ra termeti qielli nga perendimi u ndricua disa minuta perpara se te binte termeti.

    Përgjigju
    • Hajdarin: 13/09/2023 08:43

      Edhe kur mbaroi në qiell u shfaq një vrimë e zezë që tregoi se termeti mbaroi me sukses.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Formacionet e Juventus - Milan! Leçe barazon 1-1 ndaj Monzas, Lazio në mbrëmje

Serie A/ Formacionet e Juventus - Milan! Leçe barazon 1-1 ndaj Monzas, Lazio në mbrëmje