Mijëra emigrantë nga lindja e mesme po përpiqen të kalojn kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe këto xhirime me dron nga ajri japin pamjet e asaj se çfarë po ndodh atje.
Sipas raportimeve të paktën 2 mijë persona tentuan të kalojnë mbi telat me gjemba të vendosura në kufirin mes 2 shteteve. E gjitha ndodhi kur policia vendosi të kalojë disa familjarë të shoqëruar nga fëmijët e tyre të vegjël.
Pas kësaj turma është revoltuar së tepërmi dhe ka nisur të shtyjë kordonin e formuar nga policia. Si pasojë e konfrontimit të emigrantëve me policinë shumë fëmijë dhe gra kanë humbur ndjenjat.
Autoritetet e Shkupit pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme, deri më tani kanë lejuar kalimin e disa grupeve të vogla të njerëzve, duke u dhënë prioritet të sëmurëve, fëmijëve dhe grave shtatzëna.Ata më pas janë hipur në trenat që të çojnë për në Serbi e më pas për në vendet e BE.
Posted by SHQIPERIA IME on Saturday, August 22, 2015