Islandë- Aventurat për eksplorim të turistëve në vendet më të rrezikshme të globit nuk reshtin, edhe pse shpesh kthehen në drama dhe tragjedi.
Si ajo që ka ndodhur në akullnajat e Islandës, teksa pamjet e frikshme u kapën nga një dron në fluturim mbi vendngjarje, ku u shemb një bllok i tërë akulli në shpellën ku po eksploronin një grup turistësh.
Bilanci ishte të paktën një i vdekur dhe 2 të zhdukur. Mediat raportojnë se po vazhdojnë kërkimet për dy persona të zhdukur në shpellën e akullit, të dielën e 25 Gushtit.
Pamjet me dron tregojnë shërbimet e urgjencës në veprim në skenën e shembjes së shpellës së akullit, e publikuar nga “La Repubblica”.
Sipas autoriteteve, shpella e akullit po eksplorohej nga turistët në momentin që blloku u shkëput. Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 25 anëtarësh nga vende të ndryshme, të cilët ndodheshin në shpellën natyrore, e vendosur nën një akullnajë, kur ndodhi aksidenti.
Një person u shpall i vdekur menjëherë pas përplasjes, ndërsa ekipet e shpëtimit po kryejnë një kërkim të gjerë dhe të vështirë për dy individë që besohet se kanë mbetur të bllokuar.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.9%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1089
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 3 turistë grekë humbën rrugën gjatë eksplorimit në malin e Priskës, shpëtohen nga policia
24 Mars, 22:01
-
Historike/ Kosova ‘shkel’ Islandën dhe ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve
23 Mars, 20:30
-
Turqi/ Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, dërgohet në gjykatë! Opozita ende në rrugë kundër Erdogan
22 Mars, 20:50
-
Turisti çek humb në malin e Dajtit, gjendet pas disa orëve (VIDEO)
22 Mars, 11:26
-
Gjirokastër/ Humbën rrugën duke eksploruar zonën e Labovës së Madhe, shpëtohen dy turistë gjermanë nga policia
13 Mars, 21:28
-
Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve gjermanë
13 Mars, 12:33
-
Vlorë/ U ndanë nga guida dhe humbën në Llogara, policia gjen çiftin francez
10 Mars, 22:56
-
Shkodër/ Policia shqiptare dhe ajo malazeze shpëtojnë nga mbytja 2 turiste kroate
10 Mars, 22:40
-
Zvërneci, magji edhe në dimër, vërshim turistësh të huaj! Italianët ua sugjerojnë miqve të tyre, lituanezët: Manastiri mahnitës, deti një mrekulli
16 Shkurt, 15:26
-
Shkodër/ Kishin humbur në Malin e Taraboshit, FNSH gjen turistët pas dy orë kërkimi
31 Janar, 20:21
-
Maja e Qorres, specialistët e emergjencave civile ngjiten në 2018 metër lartësi! Në ndihmë të turistëve që humbin rrugën (VIDEO)
5 Janar, 15:27
-
Vlorë/ Humbi në Karaburun, gjendet pas 24 orësh turistja austriake (VIDEO)
4 Janar, 15:32