Video/Papa organizon ndeshje për
paqen, Maradona sherr me Veron

Video/Papa organizon ndeshje për<br />paqen, Maradona sherr me Veron
Papa Françesku ka organizuar një ndeshje miqësore e cilësuar si sfida për paqen në Romë.
 
Por jo gjithçka ka shkuar aq qetësisht sa ishte parashikuar pasi një debat i ashpër ka përfshirë Diego Armando Maradonën dhe Veron.
 
Në këtë përballje morën pjesë dy skuadra të emërtuara Ekipi Blu dhe Ekipi i Bardhë. Disa nga futbollistët që u aktivizuan ishin Maradona, Ronaldinho, Zambrotta, Totti-t  dhe Juan Sebastian Veron.

Në fundin e pjesës së parë dy argjentinasit u përfshinë në një debat të ashpër ku nuk munguan fyerjet, ndërsa ishin duke shkuar në dhomat e zhveshjes.

Ndeshja është fituar nga Ekipi Blu me një rezultat 4-3. Golat e Bluve i kanë shënuar Di Natale, Totti, Burdisso dhe Cavenaghi ndërsa për skuadrën kundërshtare kanë shënuar Kanoute, Bojan Krkic dhe Crespo.



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat