ANTALIA, Turqi - Partizani po vijon ditën e tetë të përgatitjeve në Antalia. Kampionët në fuqi të Shqipërisë fituan 1-3 kundër Univeritatea Cluj, skuadrës së elitës së Rumanisë. Katër ditë më parë të kuqtë barazuan 1-1 me Volendam, skuadër që luan mes më të mirave në Holandë.
Në duelin e kësaj të marte, Partizani pësoi gol në pjesën e parë. Në të 30 minutë, një gafë e Qirkos në portë bëri që "Demat" të ndëshkoheshin. Në fraksionin e dytë të lojës, djemtë e Orges Shehit reaguan me shpejtësi dhe gjetën ekuilibrat me penalltinë e kthyer në gol nga Tedi Cara (48').
Në të 67 minutë ishte Sembene që 'fluturoi' mbi të gjithë dhe gjeti golin e përmbysjes. Ishte Maguette që në të 73 minutë shënoi një supergol, me shifrat që u stampuan në 1-3.
Pas barazimit në ndeshjen e parë, Orges Shehi shijon suksesin e parë në stolin e Partizanit. Të kuqtë do rikthehen në Shqipëri, aty ku do përgatisin duelin e datës 13 janar kundër Teutës, i vlefshëm për javën e 19-të në Superligë.