VIDEO/ PD: Aldrin Dalipi kërcënoi gjyqtarët e çështjes së 6 këshilltarëve të PS pa mandat

Partia Demokratike përmes një statusi në faqen zyrtare akuzon kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës se kërcënoi publikisht gjyqtarët e çështjes së 6 anëtarëve të PS-së, sipas tyre pa mandat këshilltari pas vendimit të Shkallës së Parë, pasi çështja është në apel.

PD ka postuar një video nga mbledhja e sotme, ku Dalipi shprehet se do të presim Gjykatën e Apelit për vendimin, ndërsa shton se do të shohim sesi do të na vijë turp nga vendimet që marrin disa gjykatës që ndoshta do të shohin, në do ta kalojnë vettingun apo nuk do ta kalojnë. Pikërisht në këtë frazë është kapur PD duke e akuzuar se po kërcënon gjqytarët.

Gjithsesi do të presim Gjykatën e Apelit, pa problem dhe nuk kemi asnjë kompleks në lidhje më këtë çështje. Kjo është një çështje ligjore, do dalë vendimi dhe do të jemi këtu të gjithë. Do të shohim sesi do të na vijë turp nga vendimet që marrin disa gjykatës që ndoshta do të shohin, në do ta kalojnë vettingun apo nuk do ta kalojnë. 

Aldrin Dalipi

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, kërcënon publikisht gjyqtarët e çështjes së 6 anëtarëve të PS-së, pa mandat të vlefshëm në Këshillin Bashkiak. PD e ka fituar shkallën e parë, por PS dhe Edi Rama, kanë nisur presionin e hapur ndaj drejtësisë. Duke shpallur të paligjshëm procesin e marrjes së mandatit nga 6 anëtarë të PS, çdo vendim nga 26 Korriku i Bashkisë së Tiranës, bëhet i pavlefshëm, përfshirë rritjen e taksave, rritjen e çmimit të ujit, betonizimit dhe shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.

Partia Demokratike

Gjykata Administrative shpalli të pavlefshëm mandatin e 6 anëtarëve të Këshillit të Bashkiak të Tiranës nga PS, ndërsa çështja ndodhet në Apel aktualisht. PD deklaron se pas vendimit të gjykatës cdo vendim i marrë nga bashkia është nul.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!