Superliga shqiptare e futbolli u përfshi në javën e fundit nga dhuna. Tirana barazoi 2-2 me Bylis, me bardheblutë që humbën vendin e parë në stadiumin e Rrogozhinës.

Pas ndeshjes tifozët u futën në fushë dhe dhunuan arbitrat, me kryesorin Krident Meta që në të 74 minutë akordoi një penallti pa u konsultuar me VAR. Një ndërhyrje në zonë e Behiratches kundër Kaçorrit ka bërë që Meta të drejtonte gishtin nga penalltia, me tifozët që u acaruan për një ndërhyrje në limitet e lojës së rregullt.

Nëse marrim një paralelizëm me Bundesligën, thuajse e njëjta ndërhyrje u bë kundër sulmuesit të Dortmund. Në sfidën që mund të vendosë titullin, arbitri as e mori në konsideratë ndërhyrjen e mbrojtësit të Mainz, duke vijuar lojën.

Me Dortmund që po humbet 0-2 dhe me një fitore do siguronte titullin kampion në Bundesligë, duket se arbitrimi dhe sistemi VAR në Gjermani është në një nivel tjetër.

Penalltia e akorduar nga Kridens Meta:

Rasti identik në Bundesligë:
 
S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?