Në televizionet shqiptare sheh gjëra nga më surealet. Por ajo e paërmbrëmshmja, është një leksion për studentët e gazetarisë, si nuk bëhet gazetaria.

Dy personazhe me emrin Edi Oga dhe Erion Kristo, kanë qenë përballë Sali Berishës tek emisioni i Sonila Meços.

Normalisht kur ke përballë një personazh të tillë, minimum duhen bërë ca pyetje në kufijtë e normales, se të kërkosh nga ata që t’i kërkojnë llogari Berishës për ato që ka bërë në gjithë këto vite, është e tepërt. Ajo që ndodhi ishte e neveritshme.

Personazhet në fjalë i lëpiheshin Berishës gjatë gjithë emisionet, dhe ishin në garë kush do ta lavdëronte më shumë.

Gjë më të shëmtuar, vështirë se mund të shohësh në një emision.(TemA)