VIDEO/ 'Perlë' e Asensio-s nga jashtë zone, Real Madrid bën detyrën në derbi

VIDEO/ 'Perlë' e Asensio-s nga jashtë zone, Real Madrid bën detyrën në derbi

Asensio e ndan festën me Vinicius

Real Madridi bëri detyrën dhe fitoi 1-0 në derbin e vogël me Getafen në "Bernabeu", duel që vlente për javën e 34 në La Liga. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa goli i vetëm u shënua në minutën e 70-të. Pas asistit të Lucas, mëngjarashi provoi goditjen nga jashtë zone, për ta ndalur topin pas krahëve të Soria.

Megjithëse madrilenët kishin disa raste shënimi, goli i Asensio-s ishte i vetmi që i dha tri pikët të tijve. Me 71 pikë, Real Madridi ngjitet përkohësisht në vendin e dytë në La Liga, të paktën deri nesër kur luan Atletico Madrid.

Nga ana tjetër, Getafe me 34 pikë mbetet në vendin e 18-të në zonën e ftohtë dhe rrezikon rënien nga kategoria.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet