"El Clasico" e futbollit në Kolumbi mes Atletico Nacional dhe America de Cali për javën e 14-të në futbollin vendas nuk u zhvillua. Përpara duelit, tifozët e të dyja skuadrave u përleshën me policinë, teksa të plagosur mbetën 89 tifozë dhe forca të rendit.
Situata ka qenë e tensionuar disa ditë para nga tifozët e të dyja skuadrave, teksa futja në stadium ka nxjerrë gjithë arsenalin e mjeteve piroteknike. Në stadiumin kryesor ne Medellin, tifozët shkaktuan probleme të shumta dhe zyrtarët e ndeshjes në bashkëpunim me policinë vendosën që dueli të mos zhvillohej për shkak të sigurisë.
Presidenti i Atletico, Mauricio Navarro tha se situata ishte më shumë se e tensionuar, aqsa ultrasit e ekipit të tij kishin kërkuar pagesë që të shmangnin konfliktet me tifozët miq.
"Kërkoj falje për atë që ndodhi. Problemi nuk është te fansat tanë në përgjithësi, por vetëm te ultrasit 'Los del Sur'. Ne nuk mund të duronim më shantazhin e tyre. Ata kishin arritur deri në pikën që kërkonin para për t'u kujdesur për tifozët e skuadrave vizitore dhe e konsideronin si një të drejtë të fituar”, tha presidenti i Atletico-s, Mauricio Navarro pas shtyrjes përfundimtare të ndeshjes.
Kryetari i bashkisë së Medellinit, Daniel Quintero, njoftoi se stadiumi i qytetit nuk do të jetë në dispozicion të Atleticos. "Stadiumi nuk do jetë në dispozicion të Atleticos derisa problemi i dhunës të zgjidhet. Nuk mund të kem 800 policë për një ndeshje futbolli. Derisa të gjejnë zgjidhje me njëri-tjetrin, le të gjejnë një fushë për të luajtur”, tha Quintero.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54.7%
-
Jo
39.8%
-
Jam i/e dyzuar
5.6%
Vota total: 1989
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parlamenti Europian përforcon rregullat për azilkërkuesit, i jep dritën e gjelbër modelit të Shqipërisë me Italinë
11 Shkurt, 09:45
-
Shpërthim në një fabrikë kokaine të paligjshme në Kolumbi, 9 persona të vdekur e 10 të tjerë të plagosur
24 Janar, 11:07
-
Identifikohej si shqiptar, arrestohet zvicerani në Kolumbi! Ishte në kërkim nga Interpoli
11 Janar, 19:40
-
Ushtronin prostitucion në 2 banesa në Elbasan, arrestohen 3 vajza nga Kolumbia! Nën hetim pronarja e apartamenteve (VIDEO)
11 Janar, 10:34
-
Trafik droge nga Kolumbia në Evropë! SPAK dërgon për gjykim dy anëtarët e grupit kriminal që vepronin në Itali (EMRAT)
9 Janar, 14:48
-
Gustavo Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
9 Janar, 10:18
-
Kthesë 180 gradë/ Më herët e quante trafikant droge, Trump drejt takimit me Presidentin e Kolumbisë: Folëm në telefon dhe më pëlqeu toni i tij
8 Janar, 11:25
-
Presidenti i Kolumbisë: SHBA-të si nazistët, duan të kolonizojnë Amerikën Latine
6 Janar, 13:59
-
Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
6 Janar, 09:08
-
Presidenti i Kolumbisë i përgjigjet Trump: Nuk jam president i paligjshëm dhe as narkotrafikant!
5 Janar, 16:53
-
Gustavo Petro i trembet deklaratës së Trump? Presidenti reagon sërish, thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin
5 Janar, 12:03
-
Donald Trump: Kemi nën kontroll Venezuelën! Gati për një mision edhe në Kolumbi/XI Jinping: Veprimet arrogante po ndikojnë rendin global!
5 Janar, 07:02