VIDEO/ Përleshje masive mes tifozëve të Romës dhe Napolit, ultrasi goditet me thikë! Radhë prej 13 kilometrash në autostradë

VIDEO/ Përleshje masive mes tifozëve të Romës dhe Napolit, ultrasi goditet me thikë! Radhë prej 13 kilometrash në autostradë

Foto nga përleshja

Serie A është në javën e 17-të. Roma luan sot në transfertë me Milanin në 20:45, teksa Napoli luan me Sampdorian në Genoa duke nisur nga ora 18:00. "Corriere.it" në Itali bën me dije se një sherr masiv ku janë përfshirë afro 300 ultras të Romës dhe Napolit ka ndodhur në autostradën A1 pranë Arezzo. Nga përleshja mes ultrasve që ishin në udhëtim për në destinacione të ndryshme, kalimi në autostradë u bllokua për shumë orë, teksa vargu i makinave shkoi në 13 kilometra. Një nga ultrasit e Romës u paraqit në urgjencë me një goditje thike, teksa është jashtë rrezikut për jetën.

Tifozët e Napolit ishin nisur drejt Genovas për të parë ndeshjen kundër Sampdorias, ndërsa romanistët priten të jenë në "San Siro" për ndeshjen kundër Milanit. Përleshjet shpërthyen në zonën e shërbimit Badia al Pino.

Sipas informacioneve fillestare, në përleshjet e sotme janë përfshirë rreth 300 persona . Videot tregojnë se fansat pushtojnë një nga korsitë dhe bllokojnë qarkullimin.

Rreth orës 13:00 të së dielës, mbi 150 tifozë napolitantë u nisën për në Genova, duke hasur rrugës edhe ultrasit e Romës. Disa makina me tifozë romakë që kalonin në autostradë, hodhën objekte në korsitë e drejtimit të kundërt , në të cilat po kalonin dhjetëra automjete, jo vetëm tifozë.

Të paktën një ultras verdhekuq u plagos me thikë dhe shkoi në spitalin e Arezzo për t'u kuruar. Agjentët e policisë ndërhynë për të shmangur pasoja më të rënda, ndërsa ultrasit janë përleshur me hekura, shtiza flamuri, helmeta dhe rripa. Raportohet edhe për persona të tjerë të lënduar më lehtë.

“Këta nuk janë tifozë. Autostrada e mbyllur dhe udhëtarët italianë të bllokuar? Të gjitha dëmet i paguajnë nga xhepat e tyre dhe kurrë nuk do jenë më në stadium" shkroi në kanalet e komunikimit zëvendëskryeministri dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Matteo Salvini.

 
 
S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë