VIDEO/ Përqafim i ngrohtë me Ancelottin, Cristiano Ronaldo shfaqet në stërvitjen e Real Madrid

VIDEO/ Përqafim i ngrohtë me Ancelottin, Cristiano Ronaldo shfaqet në stërvitjen e Real Madrid

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka vizituar Realin e Madridit në stërvitje. "Galaktikët" ndodhen në Arabinë Saudite, aty ku po përgatisin finalen e Superkupës së Spanjës, e cila zhvillohet të hënën kundër Barcelonës.

Para "El Clasico", Ronaldo ka vizituar ish-shokët e skuadrës, me madrilenët që po stërviten në kompleksin e Al Nassr, skuadra e re e Ronaldos në Arabinë Saudite.

Portugezi është parë i ngrohtë me ish-shokët e ekipit, teksa nuk ka munguar përqafimi me trajnerin Carlo Ancelotti. Kujtojmë se Ronaldo kaloi nëntë vite (2009-2018) me Realin e Madridit, duke fituar 16 trofe.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur