VIDEO/ Përsëritet rasti 'Dwamena' në Spanjë, futbollisti pëson arrest kardiak në fushë! E shpëton pajisja

VIDEO/ Përsëritet rasti 'Dwamena' në Spanjë, futbollisti pëson arrest kardiak në fushë! E shpëton pajisja

Momenti i ankthit për Dragisa Gudelj

SPANJË - Futbollisti serb Dragisa Gudelj, vëllai i ish-lojtarit të Sporting, Nemanja Gudelj, shkaktoi sërish një frikë të madhe këtë të dielë, teksa gjatë ndeshjes Melilla-Córdoba u rrëzua në fushë pas një arresti kardiak.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që 26-vjeçari përjeton një situatë të ngjashme, pasi në mars të këtij viti ai pësoi një arrest kardiorespirator ndaj Racing de Ferrol, ngjarje pas së cilës iu vendos një defibrilator automatik i implantueshëm.

Ishte pikërisht kjo pasjisje që e shpëtoi mbrojtësin, që pas goditjes në zemër u rrëzua dhe më pas u çua menjëherë. Ai doli nga loja në të 28 minutë dhe u dërgua në urgjencë. Tanimë ai do duhet të luajë me pajisjen në zemër.

Rasti i tij të kujton ndodhinë e Raphael Dwamenas, ish-kapitenit të Egnatias që mesditën e 11 nëntorit pësoi arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes Egnatia - Partizani dhe ndërroi jetë. Kujtojmë se ganezi u lejua të luante në Shqipëri pa pajisjen në zemër, edhe pse problemet e tij kardiake diheshin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë