Arbri Xhani është vetëm 5 vjeç por ka aftësinë të zgjidhë shumë shpejt ushtrime matematikore shumë më të sofistikuara se moshatarët e tij.
 
Vogëlushi nga Përmeti që shkon në një kopësht të kryeqytetit ka filluar të lexojë rrjedhshëm që kur ishte 4 vjeç dhe mund të bëjë shumëzime dhe mbledhje që edhe të rriturit do ta kishin zili.
 
Pritet që Arbrit ti bëhet një test inteligjence nga Ministria e Arsimit dhe të kalojë në klasa të larta më shpejt se moshatarët e tij.