VIDEO/ 'Poker' golash në Superligë, Egnatia mposht 1-4 Kukësin dhe thellon krizën e verilindorëve

VIDEO/ 'Poker' golash në Superligë, Egnatia mposht 1-4 Kukësin dhe thellon krizën e verilindorëve

Egnatia feston suksesin

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të premte me javën e 20-të. Kukësi humbi 1-4 kundër Egnatias në shtëpi, duke u zhytur në krizë. Edhe pse trajneri Stavri Nica hoqi dorë nga largimi dhe u rikthye te verilinodrët, sërish Blutë pësojnë humbjen e nëntë sezonale.

Ndeshja nisi mirë për miqtë nga Rrogozhina, që treguan dominim në lojë. Kryesuesit e Superligës shënuan tre herë në 34 minutat e para. Malota, Fernando me penallti dhe Gjata 'vulosën' tri pikët që në pjeën e parë, duke bërë që Nica të bënte tre ndryshime te Kukësi fill pas golave.

Pjesa e dytë solli golin e Atdhe Rashitit për Kukësin, që nuk mundi të shkonte më shumë se kaq. Në fund edhe Montenegro debutoi me gol për Egnatian, për rezultatin 1-4. Egnatia me 43 pikë mban kreun e renditjes, ndërsa Kukësi me 19 pikë pozicionohet në vendin e parafundit. Po sot, në 17:00 luhet Teuta - Tirana.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:13
Fituan 1-4 në udhëtim, habit trajneri i Egnatias: Loja e ekipit nuk më kënaqi

1703431532_edlirtetova.jpg
Egnatia fitoi 1-4 kundër Kukësit në transfertë dhe me 43 pikë vijon të jetë në krye të Superligës së futbollit. Pas ndeshjes, trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova tha se nuk është i kënaqur nga loja e të tijve, pasi pas tre golave lëshuan terren.

"Jam i kënaqur, por kishte gjëra të mira, por dhe të këqija. Pas rezultatit 3-0 ne lëshuam paksa terren dhe nuk më pëlqeu. Tërheqja e ekipit nuk më pëlqeu dhe lufta lojtar me lojtar.

Çfarë u thashë lojtarëve në pushim? Fola për këtë, për 15 minutat e fundit dhe nuk u mora fare me 3 golat. Nëse një ekip do që të jetë në krye duhet të ketë më shumë uri për të mbajtur balancat.

Rikthimi i Malotës dhe Aleksit? Ato janë lojtarë të rëndësishëm të ekipit. U bë kohë që janë pjesë e formacionit tonë. Lojtarët që luajtën ndaj Skënderbeut nuk bënë keq, por lëvizja e topit nuk ishte e duhura", tha Tetova.

Ora 16:06
Stavri Nica pas humbjes: Kam lojtarë që kanë ardhur nga avioni në fushë


Kukësi humbi 1-4 ndaj Egnatias, duke siguruar një bilanc negativ me nëntë disfata në 20 javët e Superligës. Pas ndeshjes për MCN, trajneri i verilindorëve, Stavri Nica ka marrë përgjegjësitë e tij, teksa tha se ka lojtarë që u futën në fushë nga avioni, duke treguar kohën e pamjaftueshme për të përgatitur duelin ndaj kryesuesve. Krizë, kjo është situata që cek Nica.

"Jam i mërzitur pasi po futemi në një krizë. Jemi një ekip i formatuar brenda dy ditësh. Kishim lojtarë që kanë ardhur nga avioni drejt e në fushë, nuk mund të presësh shumë. Mendjen e kam vrarë shumë, por nuk kishim zgjedhje të tjera. Por duhet të vazhdojmë të punojmë, nuk ka mbaruar asgjë. Ndoshta duhet të ruaja më mirë balancat kundër Egnatias, marrë edhe unë përgjegjësitë e mia", tha Nica.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore