Tre persona janë arrestuar dhe 54 kilogramë kanabis janë sekuestruar pas finalizimit më sukses të operacioneve “Mjegulla” dhe “Liqeni”.
 
Operacioni antidrogë i koduar " Mjegulla" është finalizuar me arrestimin e Xhevahir Gjetës, 38 vjeç, dhe Aleksandër Gjetës, 47 vjeç, banues në Mirditë si dhe sekuestrimin e 20 kilogramë.
 
Këta dy persona u kapën në fshatin Gëziq në Mirditë në sajë të një operacioni policor për kapjen e tyre.
 
Ata kanë braktisur thasët me drogë dhe kanë vrapuar por policia ka vijuar ndjekjen në autostradë dhe nën rrugë duke bërë të mundur arrestimin e tyre.
 
Në sajë të operacionit antidrogë "Liqeni"është arrestuar Ervis Fejzo, 23 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.
 
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet një sasi prej 34 kilogramë kanabis si dhe një çifte. 

[gallery]20885[/gallery]

Redakisa Online
Al.N/Shqiptarja.com