Ky vogëlush simpatik është filmuar teksa qan dhe i lutet babait të tij të mos pijë më duhan dhe alkool, pasi 'nuk do që ai të vdesë'. Videoja e shpërndarë me shpejtësi në internet është filmuar në Zelandën e Re

Në fillim të videos, djali fshin lotët nga sytë, ndërsa babai filmon.

“A je mirë,” e pyet babai.

“Po,” i përgjigjet më vonë.

Po më vonë ai e pyet se çfarë i tha më parë.

“Mos vdis”, i thotë ai.

“Pra nuk do që babai të tymosë apo pijë më?”

“Jo,” i përgjigjet vogëlushi.

“Mos qaj, gjithçka në rregull,” i përgjigjet babai.

Nuk e dimë nëse babi do të zërë mend pas gjithë kësaj, por do të bënte mirë të hiqte dorë vërtet, sepse ky vogëlush kaq simpatik nuk e meriton të qajë!