Video/Preket Ministrja Klajda
Gjosha, përlotet në Ersekë

Video/Preket Ministrja Klajda<br />Gjosha, përlotet në Ersekë
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha është përlotur sot në takimin prezantues të kandidatit të majtë për bashkinë e Ersekës Ilia Stefo.  Shkak për këtë është bërë ish-kryebashkiaku nga radhët e LSI-së Arben Malo, që u nda nga jeta disa javë më parë.
 
Gjosha teksa i është drejtuar qytetarëve për të votuar kandidatin e majtë socialist, ka thënë se qytetarët e Kolonjës duhet të vijojnë ëndrrën e Arben Malos e cila ishte ëndrra e zhvillimit të qytetit.
 
Nga ana tjetër, ajo ka thënë se më 22 nëntor Arben Malo do të zëvendësohet nga një njeri i denjë që do të kurojë qytetin dhe qytetarët kolonjarë ashtu siç ka kuruar deri më tani pacientët e tij në spitalin e qytetit ku ka punuar prej vitesh.
 
Nuk e kam shumë e thjeshtë të mbaj një fjalë apo të qëndroj përpara jush, pasi siç e dini para pak kohësh humbëm një mik që dha shpirtin për Kolonjën dhe për qytetarët. Ishte një mik që bëri, që fitoi në krye të bashkisë së bashkë me ju. Nisi shumë projekte që u mbështetën nga donator të huaj, projektin për pyllëzimin, projektin për ndryshimin e bibliotekës që rinia të mos largohej nga Kolonja por të qëndronte këtu. Ai kishte një dashuri të jashtëzakonshme për këtë vend. Unë besoj që së bashku ne do të bëjmë realitet ëndrrën e tij, sepse vërtetë ëndrra e një njeriu u shua, por ëndrra e kolonjarëve vazhdon. Unë jam e bindur se këtë mund ta bëjmë bashkë vetëm me Ilia Stefon duke votuar më 22 nëntor së bashku. Aleanca për Shqipërinë Europiane ka punuar shumë dhe ka ardhur bashkë në 2013 për të kryer reforma madhore për vendin dhe do jemi bashkë më 20 nëntor për të vënë në krye të bashkisë Ilia Stefon, një kirurg që siç kujdeset për të kuruar njerëzit ashtu do punojë edhe për kurimin e qytetit, qytetarëve dhe njerëzve tuaj. I bëj thirrje gjithë Kolonjës, vetëm me Ilia Stefon"  tha Gjosha.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave