VIDEO/ Presidenti i 'shqiptarëve' në Turqi tërheq ekipin nga fusha dhe braktis ndeshjen, lojtarët i luten në gjunjë

VIDEO/ Presidenti i 'shqiptarëve' në Turqi tërheq ekipin nga fusha dhe braktis ndeshjen, lojtarët i luten në gjunjë

Pezullimi i ndeshjes

STAMBOLL - Superliga e Turqisë në futboll vijon të prodhojë çudira. Nëse pak ditë më parë grushti i presidentit të Ankaragucu ndaj arbitrit bëri xhiron e botës dhe për këtë u morën masa, edhe sot nga Stambolli vijnë "habere" jo të mira në futboll.

Për ndeshjen e javës së 17-të mes Istanbulspor dhe Trabzonspor, presidenti i vendasve Ecmel Faik Sarialioglu tërhoqi ekipin nga fusha në minutën e 74, pasi goli i Trabzonpsor në minutën e 68 (Onuachu për 1-2) u quajt i rregullt nga VAR.

Istanbulspor, në radhët e të cilës aktivizohen disa futbollistë shqiptarë si Rroca, Et’hemi dhe Loshaj apo edhe ish-kapiteni i Egnatias, Jackson, nuk mundën të mbyllnin ndeshjen si shenjë revolte e kreut të klubit për vendimet e arbitrave.

Futbollistët e Istanbulspor bënë përpjekje intensive për të ndryshuar idenë e presidentit nga vendimi i tij, me disa që iu lutën edhe në gjunjë. Disa lojtarë nuk u larguan nga fusha, teksa trajneri Hakan Yakan dhe disa lojtarë u përpoqën të bindin presidentin në dhomën e zhveshjes.

Ndërsa gjyqtari Ali Sansalan vazhdonte të priste në mes të fushës, kapiteni i Istanbulsporit, Mehmet Yesil u kthye në fushë nga dhoma e zhveshjes dhe deklaroi se nuk do të dilnin të vijonin lojën.

Më pas lojtarët e Trabzonspor dhe gjyqtarët e ndeshjes u larguan nga fusha. Vendimin përfundimtar në lidhje me ngjarjet e ndodhura do të merret nga Federata Turke e Futbollit, me Trabzonspor që kryesonte 1-2 në Stamboll.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja