Reagime të shumta ka pasur në Turqi në një lidhje me një video që po qarkullon në internet ku duket presidenti Recep Tayip Erdogan godet në kokë një djalë të vogël që preu i pari shiritin e inaugurimit të një ure.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Rizës, ku po inaugurohej një urë dhe Erdogan do të priste shiritin e inaugurimit. Para tij qëndronin disa fëmijë të vendosur si shenjë se investimet behën për të ardhmen. Por kur vjen puna për të prerë shiritin e inaugurimit, Erdogan duket ‘se i erren sytë’ që nuk është ai që e pret i pari, duke harruar që përpara ka vetë disa fëmijë të vegjël, të pandërgjegjshëm se përse janë aty.

Presidenti turk do të priste shiritin e inaugurimit, ndërkohë që një fëmijë u tregua më i shpejtë se ai dhe preu i pari. Pasi e vuri re, Erdogan nis ta qortojë të voglin dhe ta godasë në kokë me dorën e mbledhur grusht.

Kjo sjellje e tij ka citur shumë reagim në Turqi duke dënuar sjelljen e tij ndaj një fëmije.