VIDEO/ Prezantuesja e motit
poshtërohet 'live' nga kolegu: Vishu!

VIDEO/ Prezantuesja e motit<br />poshtërohet 'live' nga kolegu: Vishu!
Një televizion lokal në Los Angeles ëstë sulmuar masivisht në rrjete sociale pasi detyruan prezantuesen e motit të mbulohet ‘live’ gjatë transmetimit, pasi shikuesit ishin ankuar për fustanin e saj me xixa.

Liberte Chan po raportonte rreth gjendjes së motit mëngjesin e së shtunës, kur një triko gri ‘u shfaq’ papritur në sfond. ‘Çfarë po ndodh?’ pyeti Chan drejtuesin e emisionit, Chris Burrous, që ia drejtoi trikon. ‘Do që unë të vesh këtë? Pse? Sepse është ftohtë?’

‘Po marim shumë e-maile’, iu përgjigj ai ndërsa Liberte vishet e hutuar. ‘Dukem si bibliotekare tani’, u shpreh ajo me pakënaqësi. ‘Por funksionon’, iu përgjigj e humor Burrous. ‘Një bibliotekare që po shkon në koktejl’.

Kjo situatë nuk është pëlqyer aspak nga ndjekësit që e kanë konsideruar si gjest poshtërues për prezantuesen. Pas prezantimit të motit, gazetarët publikuan video në rrjete sociale përkatëse ku shpjeguan situatën dhe lexuan dhe disa e-maile ku njerëzit shfaqeshin të pakënaqur me veshjet e prezantueses.
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara