Video Prifti-Beqiraj,
ja pjesët që hoqi Braho

Video Prifti-Beqiraj, <br />ja pjesët që hoqi Braho
Përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës, Spartak Braho dorëzoi mbrëmë një video të përfolur dhe që është nën hetimin e prokurorisë prej gati një viti. Në një bisedë televizive në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu, përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës në gjyqin që kishte në gjykatën e Lartë, i dorëzoi moderatorit një CD ku tha se gjendet një videoregjistrim komprometues, duke konfirmuar se z.Prifti implikohet në video. Në fillim të emisionit u shfaqën disa pamje ku Dritan Prifti vendoste përgjues tek banesa e tij e po ashtu edhe tek zyra e tij kur ishte ministër i Ekonomisë.

Prifti shfaqet në shtëpinë e tij duke pritur një person i cili ka një çantë me para në dorë. Mes Priftit dhe personit që i është censuruar identiteti, por që më vonë thotë se është ish-zv.ministri I METE-s, Leonard Beqiraj, zhvillohet një bisedë e shkurtër ku në fakt thjeshtë bëhet numërim parash. Personi nxjerr nga çanta 70 mijë euro dhe ia jep z.Prifti i cili numëron eurot bashkë me të. Sipas Brahos janë në total rreth 187 orë regjistrime. Ato janë video të regjistruara nga vetë Prifti, i cili, sipas Brahos i ka hedhur vetë në rrugë.

Sipas të dhënave që jepej gjatë filmimit, xhirimi i pamjeve është bërë 10 ditë pas filmimit të Ilir Metës në 10 mars 2010, ndërsa mjeti përgjues është i njëjti. Sipas Brahos bëhet fjalë për shkëmbime dhe afera dhe sipas tij, ky person, pra Leonard Beqiraj bashkë me Dritan Priftin, dhe deputetët e PS-së, Tom Doshi dhe Gramoz Ruçi kanë udhëtuar në Gjermani në prag të kongresit të tyre. Në një mesazh dërguar moderatorit të emisionit, Beqiraj thotë se bëhej fjalë për një biznes privat ato që pretendoheshin në video, ndërsa sqaroi se ai është anëtar i Partisë Socialdemokrate Gjermane, në vendin ku jeton atje.

Pjesët e hequra
Videoja e transmetuar dje nga Spartak Braho, sipas personazheve që shfaqen në të, është e vjedhur nga tre ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë për të ekspertuar video-skandalin e Ilir Metës. Ata kërkuan kompjuterin si provë për të bërë ekspertizën dhe kanë kopjuar prej andej gjithë videot dhe materialet private të Dritan Priftit dhe video e transmetuar është e cunguar dhe spekulative. Sipas thë dhënave të para video e plotë është akuzë ndaj Ilir Metës, pasi vartësi e tij dëshmojnë gjatë saj gjobat mujore që ai merr. Videoja ka kohë që shfaqet në rrethe të ngushta të LSI, ku u jepej zemër anëtarëve të dëshpëruar të mos kumbisnin besimin tek Ilir Meta.

Ja një pjesë e transkriptuar, që nuk u transmetua:
Prifti: Nuk kanë ndonjëherë Ministria aty, nga presioni i madh. Me biznese e kupton,. vetëm ti ndihmosh kështu se s'kam ça i bëj më parë s'kam mundësi.
Beqiri: Nuk është kjo rruga, me dëgjo mua.
Prifti: Po t'i thashë o burrë.
Beqiri: Po pse ça të ka thënë?
Prifti: Do përditë o vëlla, përditë nga 100 mijë euro, nga 200 mijë euro.
Beqiri: Jo o burrë, është shumë.
Prifti: Po… ne, ne, ku ti gjejmë! I bi me shit shtëpinë pastaj!.
Beqiri: - Po jo o burrë jo, shiko tani mos, unë nuk besoj, unë të thashë, në fillim unë të thashë një herë, të dola hapur, tani po të them, po të betohem, unë nuk kam bërë absolutisht i kam thënë, po do hajde ulemi ca i kam thënë (Ilirit). (Unë kam thënë,) shiko, ca më ke kërkuar, nja dy gjëra (politike), ato që kam bërë më tepër (kanë qenë) thjesht (konfliktin e) makinës, nuk më është futur në pazare, (i thashë) një herë që vajti (t'i jepje), jo tha ai… (Monika), absolutisht. Për këtë tha, i thashë unë dëgjo: Ka ndonjë gjë që nuk shkon te Tani? Epo s'do merrem me (atë) tha, unë një herë i them tha, kaq. Nuk ka thënë ndonjë (gjë)…………. Tani puna është që janë lloj - lloj- legena aty që (vijnë e bëjnë kështu rreth), po për të fituar do fitosh se tani qija nënën…., je i zoti të bësh 100 milionë, bëji o vëlla, vetëm të dish me kë bën, ky është problemi. Ti i ke të gjitha aty, jo ky, jo e bëri…, edhe ajo që bëre,…… (shoferaa)…, s'më rruhet mua për shofera or burrë, (po këto gjëra)……….

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Emily Ratajkowski tërheq vëmendjen me pamjen e saj në eventin e bamirësisë të Mbretit Charles

Emily Ratajkowski tërheq vëmendjen me pamjen e saj në eventin e bamirësisë të Mbretit Charles