Një ditë më parë kryetari i degës së PD-së në Gramsh, Elmaz Haruni  ka kërcënuar efektivët e policisë që e ndaluan dje në gjendje të dehur dhe duke kundërshtuar policinë e Shtetit.

Në video, duket Haruni, në një irritim me policët. Ai ofendon dhe kërcënon uniformat blu. Gjatë konfliktit, nuk kanë munguar shprehjet banale dhe paralajmërimet e herëpashershme se Elmaz Haruni nuk është qytetar i thjeshtë por është kryetar i PD-së në Gramsh.

Mirëpo një rast i ngjashëm vjen nga Holanda, vendi europian i cili njihet për forcën, respektin dhe rigoriztetin e zbatimit të ligjit.

Policët veçse janë garantues të rendit dhe qetësisë publike janë ‘fytyra’ e përfaqësimit të shtetit, ndaj pas këtij veprimi konfrom ligjit, policika marrë mbështetje nga shume qytetarë të cilët e quajnë mëse të drejtë veprimin e tij.

Nuk u lëshua  asnjë deklaratë nga partitë opozitare holandeze që ta cilësonin të pahijshëm veprimin e policit, siç ndodh rëndom nga opozita jonë, e cila pas çdo arrestimi dhe zbatimi të ligjit nuk ‘harron’ të dali live në konferencë për të thënë “Ishte arrestim politik”!/ Lexo.al