Paris Saint Germain (PSG) u kthye në kryeqytetin francez si kampion i Europës, pas fitores spektakolare 5-0 ndaj Interit në finalen e Champions League. Klubi parizien organizoi një paradë fitoreje në rrugët kryesore të qytetit dhe në stadium, ku mijëra tifozë dolën për të përshëndetur heronjtë e tyre.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique u prit me entuziazëm të madh që në aeroport, ku qindra tifozë kishin mbushur ambientet për të përshëndetur kampionët. Më pas, lojtarët hipën në një autobus të hapur dhe udhëtuan përgjatë bulevardit Champs-Élysées, duke kaluar pranë Harkut të Triumfit, mes një atmosfere elektrizuese.
Parada ndaloi për një moment simbolik përpara Harkut të Triumfit, ku lojtarët ngritën trofeun legjendar përpara tifozëve të zjarrtë. Për të garantuar sigurinë gjatë festimeve, autoritetet mobilizuan rreth 5,400 oficerë policie.
Festimet zgjatën rreth 90 minuta, përpara se skuadra të pritej zyrtarisht nga Presidenti Emmanuel Macron, në pallatin Élysée. Pas saj gjithë festa u spostua në stadiumin Parc de Princes, ku vijoi edhe parada e futbollistëve.
Për fat të mirë nuk pati incidente mes tifozëve, teksa kujtojmë se natën e finales pati përleshje mes ultrasve dhe policisë në Paris, ku u shënuan edhe dy viktima.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
53.8%
-
Jo
35%
-
Nuk kam mendim
11.2%
Vota total: 4219
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Me armë dhe silenciator brenda kamionit, arrestohen dy shqiptarët! Tentuan të hynin në Angli
31 Mars, 09:52
-
Përse ora ka 60 minuta? Arsyeja e vërtetë daton 5000 vjet më parë
28 Mars, 14:36
-
Europa në rrezik të lartë nga zjarret, raporti: Kontinenti i papërgatitur për krizën që po vjen!
24 Mars, 19:11
-
'Ndryshoi perceptimin që kisha për Francën' Majko reagon për vdekjen e ish-kryeministrit francez Lionel Jospin: Ishte përkrahës i shqiptarëve në Luftën e Kosovës
23 Mars, 12:54
-
Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri francez, Lionel Jospin
23 Mars, 09:48
-
Rrëfimi i koreografit shqiptar Angjelin Preljocaj për Le Monde: Dëshira për baletin m’u zgjua nga një fotografi, nëna m’i preu getat me gërshërë
22 Mars, 17:21
-
Zgjedhjet në Francë, përçarja e së majtës i hap rrugë së djathtës të marrë Parisin me Rachida Datin
22 Mars, 16:24
-
Sulmi në ishullin Diego Garcia, IDF: Raketat iraniane kanë rrezen e duhur për të goditur Romën, Parisin dhe Berlinin
21 Mars, 21:45
-
Hoxha takime me ambasadorët e Italisë dhe Francës! Në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE
19 Mars, 14:57
-
Në garë tetë ekipe, OPTA zbulon se cili është favoriti për të fituar Champions League
19 Mars, 14:11
-
Champions League/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale, datat dhe oraret e sfidave
19 Mars, 10:28
-
Champions League/ Mbyllet faza e 1/8-ave, mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Më tej Barça, Bayern, Liverpool dhe Atl. Madrid
18 Mars, 22:54