VIDEO/ Pulisic 'i vjedh' golin Leaos, tension në dhomat e zhveshjes së Milanit

VIDEO/ Pulisic 'i vjedh' golin Leaos, tension në dhomat e zhveshjes së Milanit

Goli i Pulisic

Milan ia doli të fitonte 4-2 kundër Slavias së Pragës në ndeshjen e parë për 1/8 e Europa League. Paçka katër golave, kuqezinjtë nuk mund të udhëtojnë të relaksuar në Çeki më 14 mars.

Një nga autorët e golave për kuqezinjtë ishte edhe Pulisic. Amerikani shënoi golin e fundit, teksa puna më e madhe e aksionit ishte nga Leao. Pulisic pas ndeshjes tha se nuk ishte i sigurt nëse topi do shkonte në rrjetë prandaj e devijoi, duke "i vjedhur" golin e sigurt portugezit.

"Nuk isha i sigurt nëse topi do të kalonte mbi vijë, kështu që e shtyva në portë. Sigurisht që i kam edhe statistikat e mia për numrin e golave ​​të shënuar dhe asistimeve, por më të rëndësishme janë fitoret e ekipit. Të gjithë duam të shkojmë në finale dhe të fitojmë atje”, tha Pulisic për Sky Sport Italia pas takimit.

Nën zë thuhet se lojtarët kanë debatuar në dhomat e zhveshjes dhe se raporti mes tyre nuk është shumë miqësor.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh