Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku duket puna e epidemiologëve në terren në gjurmimin e rasteve dhe bërjen e tamponit të pacientëve të dyshuar se mund të kenë COVID-19, pas simptomave të shfaqura në mënyrë që të shkëputet zinxhiri i transmetimit të virusit. Epidemiologët shprehet se rastet identifikohen nga mjeku i familjes, roli i të cilit ka ardhur gjithnjë duke iu forcuar në këtë pandemi, dhe më pas dërgohen grupet e epidemiologëve për të bërë testimin.
Rama thekson se Shqipëria po forcon kapacitetet e testimit dhe se gjatë kësaj javë ka nisur edhe bërja e testeve të shpejta, ku janë marrë 100 mijë testet e para, ndërsa grupet e epidemiologëve punojnë me orare të zgjatura, 24 orë në të 7 ditët e javës.
"Me respektin për skuadrat e epidemiologëve ku që prej javës së parë kur pandemia u shfaq në vendin tonë, janë në terren, 24 orë në 7 ditë të javës, duke zgjeruar e thelluar hetimin epidemiologjik në të gjithë vendin për të siguruar testim në kohë dhe të sigurt për qytetarët shqiptarë. Shqipëria ndërkohë vijon të fuqizojë kapacitetet e testimit, ku krahas metodës me PCR, tashmë po aplikohen edhe testet e shpejta për COVID 19, për të shkëputur sa më shumë të jetë e mundur, zinxhirin e transmetimit të virusit, përmes gjurmimit dhe izolimit të rasteve pozitive. Punë të mbarë dhe faleminderit", shkruan Rama.
Bluzat e bardha janë heronjtë e kësaj pandemie dhe shpresa e të gjithë popullit, por pavarësisht punës së tyre të palodhur duke vendosur jetën në rrezik dhe qëndruar larg familjes së tyre, duke se kjo nuk ka mjaftuar për opozitën duke i bërë shënjestër të tyre për sulme politike. Shpesh edhe duke përhapur panik me numrin e viktimave nga COVID ku pretendojnë se është më i lartë.
Numri i rasteve të infektimit në vend është i lartë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 802 raste të reja dhe 12 viktima, dhe përtej masave anti-covid të marra nga qeveria duhet një ndërgjegjësim i lartë shoqëror në mënyrë që situata të mbahet në kontroll dhe më e rëndësishmja të ruajmë jetën tonë dhe familjarëve tanë.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Prill, 08:55
Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?
-
Shumë pak
81.5%
-
Mesatar
12.9%
-
Kam besim
5.6%
Vota total: 448
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Do ikësh për fiq', Basha ironizon Ramën nga Divjaka: Më 11 maj fermerët votojnë për subvencione dhe për lekët në xhepat e tyre
7 Prill, 10:58
-
‘Shqipëria, mbështetëse për dy shtete’, Rama nga Izraeli: Me Hamasin nuk ka zgjidhje, janë nazistët e shekullit të ri (VIDEO)
7 Prill, 08:30
-
Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit: Nazistëve u dorëzuam arin, por jo hebrenjtë! Herzog: Kodi i besës ndihet edhe këtu (VIDEO)
7 Prill, 07:55
-
'Çfarë e lidh doktor Pazarin me Elvis Roshin?', Basha: Vota për të është për Metën te 313-ta, bashkë me Ramën duan të godasin SPAK
6 Prill, 20:11
-
‘Berisha, kolaterali politik më i madh i Edi Ramës’, Lapardhaja: Voton Saliun në Tiranë e Elbasan, të futet Meta në Parlament
6 Prill, 17:52
-
Qendra e ‘Sheba’ në Shqipëri, mjekësi me inteligjencë artificiale, Rama në Izrael takim me mjekët: Mbështetje për QSUT dhe Spitalin Onkologjik
6 Prill, 15:43
-
Rama ndan videon e QSUT në 2013, ironizon Berishën me fjalët e tij: Flet vetë, gjykojeni vetë...
6 Prill, 13:22
-
'S’ka BE me qeveri që ka një këmbë në burg', Basha prezanton ekipin dhe platformën kundër korrupsionit në Degën 5: Shqipëria 2030 e Ramës, u kthye në 313
6 Prill, 10:11
-
‘Bufi & Tiku drejt bashkimit’/ Rama ironizon opozitën me videon e animuar, Lapaj: Do e bëj Shqipërinë lule! Berisha ‘regjisor’: Bravo, tani rolin e ke ti! Basha: Revolucioni ka ardhur! 7x7=313
6 Prill, 08:34
-
Basha i përgjigjet Berishës dhe Ramës: Jeni bashkë me pazaret tuaja, nga ‘Mali i Tiranës’ te ato të betonit! Njëri me buf floriri dhe tjetri të bardhë! Fërkoje dhe për pak Rame... (VIDEO)
5 Prill, 22:14
-
Zgjedhjet/ Rama nga shtabi elektoral i PS në Njësinë 14: Do heqim taksën e ndërtimit të parkimeve! 'Ngacmon' dhe Bashën: Po Luli a ka ndonjë votë këtu? Ka frikë nga bufi, ma ka lënë mua (VIDEO)
5 Prill, 21:01
-
‘Deri në Surrel shkoi Salmonela, e zuri dhe Ramën!’ Berisha i frikësuar nga Basha: U bëj thirrje mbështetësve të 'Lul Bravës' që të na bashkohen! Bënte gili-vili me... (VIDEO)
5 Prill, 18:40