Sërish shifra të larta/ 802 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID në vend! Humb betejën ish-rektori i ‘Aleksandër Xhuvanit’, pozitiv anestezisti Kerci! Në spitale 451 pacientë

Sërish shifra të larta/ 802 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID në vend! Humb betejën ish-rektori i ‘Aleksandër Xhuvanit’, pozitiv anestezisti Kerci! Në spitale 451 pacientë

Ambulanca prane infektivit

802 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID! Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë sa i përket situatës së pandemisë.

Fatkeqësisht e kanë humbur jetën 12 qytetarë pozitiv në spitalet COVID dhe konkretisht bëhet fjalë për 5 qytetarë nga Tirana, 1 nga Elbasani, 1 nga Dibra, 1 nga Korça, 1 nga Vlora, 1 nga Fieri, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi, të moshave 51-83 vjeç. Mes viktimave është edhe pedagogu dhe ish-rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, prof.dr Jani Dode

Në total janë kryer 2604 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 802 qytetarë. Pozitiv me COVID ka rezultuar edhe mjeku anestezist Mihal Kerci i cili është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 310 raste në Tiranë, 57 në Berat, 46 në Elbasan, 43 në Korçë, 38 në Vlorë, 35 në Shkodër, 30 në Lushnje, 24 në Mat, 22 në Gjirokastër, 21 në Fier, nga 18 raste në Durrës, Përmet, nga 13 raste në Krujë, Lezhë, Kuçovë, 12 në Skrapar, 11 në Pogradec, 10 në Pukë, nga 9 raste në Dibër, Peqin, nga 8 raste në Gramsh, Sarandë, 7 në Tropojë, 5 në Kavajë, nga 4 raste në Kurbin, Tepelenë, nga 3 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Delvinë, nga 1 rast në Has, Kolonjë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 527 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.136 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 451 pacientë, 37 në terapi intensive, 12 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve: "Të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, duhet të mbroni shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj nga ky virus i rrezikshëm. Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID".

COVID-19 – Statistika (11 Dhjetor 2020);

Raste të reja ditore         802

Të shëruar ne 24 orë      527

Të shtruar në spitale      451

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore              2.604

Testime totale           216.441

Raste pozitive            46.863

Raste të shëruara       24.136

Raste Aktive             21.750

Humbje jete              977

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11876

Fier                        1664

Durrës                  1353

Korçë    1095

Vlorë     1074

Shkodër                986

Elbasan                 926

Berat     794

Lezhë    792

Gjirokastër  517

Kukës    413

Dibër     260

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:42
Ndërron jetë pas betejës me COVID-19 ish-rektori i Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’

Një lajm i hidhur është bërë më dije ditën e sotme ku ka humbur jetën pedagogu dhe ish-rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, prof.dr Jani Dode

Pedagogu ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua, ku nuk ka mundur të fitojë dot betejën me virusin.

Dode është zgjedhur rektor i universitetit të Elbasanit në vitin 2000, ndërsa njihej si personalitet i shquar i arsimit në qytet.

Për vdekjen e prof.drJani Dode ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, i cili ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e thella për familjarët e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

“Një personalitet i rrallë dhe mendje e ndritur do t’i mungojë auditoreve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Elbasani po humb një figurë të shquar akademike, shoqëria qytetarin model dhe familja prindin e përkushtuar.” ka thënë kryebashkiaku i Elbasanit.  

 

Ora 09:48
Preket nga COVID-19 anestezisti Mihal Kerci, në gjendje kritike për jetën

Mjeku anestezist Mihal Kerci është në gjendje të renduar shëndetësore, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Aktualisht ai gjendet nen asistencën respiratore dhe është në një gjendje kritike për jetën. I gjithë ekipi mjekësor po i përkushtohet maksimalisht për shërimin sa më të shpejt të anestezistit Kerci.

Lajmin e ka bërë të ditur shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë (ASAI), e cila shpreh keqardhjen dhe i uron shërim të shpejt doktorit dhe kryetarit të shoqatës së tyre.

Me shpresën për ta kaluar situatën e vështirë, i urojmë prof. Mishes rikuperim dhe shërim te shpejte shkruhet në njoftimin e Shoqatës së Anestezistëve të Shqipërisë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjeku: 11/12/2020 18:50

    Sherim te shpejte i nderuar Profesor Mihal Kerci!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike