Një nga marrëdhëniet më të veçanta mbetet ajo e nipërve e mbesave me gjyshërit.
Sigurisht që të privilegjuarit janë të vegjlit pasi shumë shpesh “përfitojnë” nga dashuria që gjyshërit kanë për ta.
“Avokatët” e prapësirave të fëmijëve para prindërve, me kalimin e viteve e humbin energjinë dhe fatkeqësisht plakja i kufizon duke i bërë të paaftë edhe të vetëushqehen. Por dashuria është e bukur kur kthehet.
Videoja e një vogëlushi, i cili ushqen gjyshen e tij të sëmurë është një nga momentet më prekëse që mund të keni parë.