Izraeli ka publikuar një video të momentit kur një prej raketave të tij shkatërruan një bateri anti-ajrore siriane gjatë një vale bombardimesh ajrore si pasojë e një sulmi të dyshuar iranian në Lartësitë e Golanit (territoret siriane të aneksuara nga Izraeli prej dekadash).
Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit, tha se Irani e ka kaluar vijën e kuqe dhe se bombardimet ndaj objektivave në Siri kishin qenë pasojë e kësaj.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Avigdor Lieberman paralajmëroi: "Nëse te ne bie shi, tek ata do të ketë përmbytje”.
Forcat izraelite të mbrojtjes publikuan një video, ku duken ushtarët duke qëndruar pranë një lëshuesi raketash sirian SA-22, pak përpara se një raketë ta hdihte në arë atë.
Lëshuesi ka një rreze veprimi nga të mesme deri të gjatë tokë-ajër si dhe një sistem artilerie anti-ajror.
Bombardimet detyruan Rusinë, Francën, Gjermaninë, Britaninë dhe Bashkimin Evropian që të bënin thirrje për qetësi, ndërsa SHBA-të akuzuan Iranin dhe theksuan të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur.