VIDEO/Rama: Blofi i PD me 
taksat,janë më të ulëtat në rajon

VIDEO/Rama: Blofi i PD me <br />taksat,janë më të ulëtat në rajon
"Kjo qeveri ka taksimin më të ulët për 97% të shqiptarëve, krahasuar edhe me qeverinë dje edhe me rajonin sot". Kështu shkruan në Facebook, kryeministri Edi Rama, duke akuzuar opozitën se përpiqet të përhapë politikën e dëshpërimit.
 
Sipas Ramës, nuk ka rritje taksash për të gjithë, por ulje të tyre për 97% të shqiptarëve.  
 
"Propaganda e kundërshtarëve të kësaj qeverie për rritje taksash për të gjithë, është një BLLOF i madh në funksion të politikës së dëshpëruar që synon të helmojë e dëshpërojë kë të mundet... Kjo qeveri ka taksimin më të ulët për 97% të shqiptarëve, krahasuar edhe me qeverinë dje edhe me rajonin sot", shkruan Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë e ilustron uljen e taksave edhe përmes një video, ku theksohet se nga 2007-a e deri në 2013-ën, taksa e sheshtë u ka marrë 97% të shqiptarëve, 97 milionë dollarë. Ndërsa nga Janari i 20140-ës, kur edhe u hoq taksa e sheshtë, sipas Ramës, në xhepat e qytetarëve kthehen 9 milionë dollarë çdo muaj. Sipas kësaj formule, 97% e shqiptarëve, përfitojnë 440 milionë dollarë në 4 vjet. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai