Tiranë- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në "Instastory" një video me të birin.

Në video duket Zaho duke pikturuar i udhëhequr nga i ati.

Kjo nuk është hera e parë që Rama poston me të birin në rrjetet e tij sociale. Vetëm pak ditë më parë Rama postoi një video ku po i mësonte Zahos se si të zhytej.