Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuara për të marrë pjesë në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26 që zhvillohet në Glasgoë në Skoci

Mbrëmjen e kësaj të hëne, kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotoalbum nga disa prej momenteve të tij në këtë konferencë. Siç duket kreu i qeverisë është takuar me liderë të ndryshëm botërorë, europianë dhe rajonalë, ndër ta Angela Merkel, Emmanuel Macron, Ursula Von Der Leyen, Mark Rutte, Kyriakos Mitsotakis, Aleksandër Vuçiç etj, e ndërsa më herët ëhstë pritur nga kryeministri i britanik, Boris Johnson.

Glasgou ka hapur dyert nga dita e djeshme për Konferencën Botërore të Klimës së OKB-së, me pjesëmarrje të krerëve të lartë të politikës nga e gjithë bota, të deleguarve, ekspertëve e organizatave aktive në mbrojtje të klimës. Në këtë konferencë krahas presidentit amerikan, Joe Biden marrin pjesë edhe presidentë e kryetarë qeverish nga e gjithë bota, si presidenti francez, Emmanuel Macron, ai i Indisë, Narendra Modi. 

Për dy javë të deleguarit, politikanët dhe ekspertët do të diskutojnë se si duhen zbatuar më tej objektivat për mbrojtjen e klimës, me qëllim që të arrihet synimi i kufizimit të ngrohjes globale deri në 1,5 gradë, arritja e të cilit po vihet fort në dyshim nga ekspertët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
Rama krah Merkel e Ursula Von Der leyen, kryeministri publikon albumin e ditës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26 që zhvillohet në Glasgow në Skoci, ku edhe është takuar me disa prej liderëve botërorë. kreu i qeverisë ka publikuar një foto album, ku shfaqet krah kancelarja gjermane në detyrë, Angela Merkel apo presidentes së KE-së, Ursula Von Der leyen.