Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit të NATO-s mbrëmjen e djeshme në Uashington. Rama ka tërhequr sërish vëmendjen me veshjen e tij në këtë takim të nivelit të lartë.

Në ndryshim nga drejtuesit e shteteve të tjera, Rama kishte zgjedhur që kostumin e tij zyrtar, ta “thyente” me një palë atlete të bardha.

Atletet e Ramës nuk i kanë shpëtuar as vëmendjes së Macron, i cili në një video që po qarkullon në rrjet duket teksa presidenti francez i jep një shenjë aprovimi sapo sheh atletet e bardha. Video është shpërndarë në shumë media, mes tyre edhe nga italiania "La Repubblica".