VIDEO/ Real Madrid feston në shesh titullin e 36-të në La Liga, Perez: Gati për trofeun e 15-të të Champions League

VIDEO/ Real Madrid feston në shesh titullin e 36-të në La Liga, Perez: Gati për trofeun e 15-të të Champions League

Festa e Real Madrid

Real Madrid u shpall kampion i La Ligas për herë të 36-të në histori, duke lënë në vendin e dytë Barcelonën me 27 trofe. Këtë të dielë në kryeqytetin spanjoll ka pasur festë, me organizimin që ka nisur qysh në orën 10:00 të mëngjesit.

Lojtarët dhe drejtuesit, me një autobus të hapur kanë kaluar në rrugët e Madridit dhe kanë përshëndetur tifozët. Më pas, me mijëra prej mbështetësve të "Galaktikëve" janë mbledhur në shesh dhe kanë dëgjuar fjalimin e drejtuesve, futbollistëve dhe trajnerit Ancelotti.

Atmosfera në sheshin 'Cibeles' ishte e zjarrtë pasi ishin mbledhur mijëra tifozë, shumica veshur me të bardha.

"Ne jemi krenarë që çojmë emrin e Madridit në të gjithë botën. Legjenda dhe miti filluan këtu. Është La Liga numri 36, La Liga e kapërcimit të vështirësive. Historia na detyron të vazhdojmë të fitojmë dhe natën e kaluar ne përjetuam një tjetër natë magjike. Do të japim shpirtin për të fituar titullin e 15-të në Champions League", tha presidenti Florentino Perez.

Kujtojmë se Los Blancos luajnë kundër Dortmund më 1 qershor në Londër për finalen e Ligës së Kampioneve.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë