SPANJË - Real Madrid u imponua dhe ia doli të merrte tri pikë kundër Alaves në udhëtim, duke fituar 0-1 për raundin e 31-të në La Liga. Tanimë "Galaktikët" mbeten në vendin e dytë me 66 pikë, katër më pak se kryesuesit e Barcelonës.

Vitoria-Gasteiz ishte në festë këtë të diel (13 prill), pasi në qytetin verior të Spanjës mbërriti një skuadër si Real Madridi. Paçka se Alaves u mposht nga madrilenët, tifozët shijuan një 90 minutësh me raste dhe me vetëm një gol.

Real Madrid iu fal golit të Camavingas nga jashtë zone për të mposhtur vendasit që rrezikojnë qëndrimin në La Liga, teksa në minutën e 38-të Kylian Mbappe doli me karton të kuq.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 19 Maj, 20:20

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?