VIDEO/ Real Madrid fiton thellë
në transfertë përballë Valencias

VIDEO/ Real Madrid fiton thellë<br />në transfertë përballë Valencias<br>
“Mbretërit” e Zidane kanë fituar me rezultat të thellë 4-1, përballë Valencias në transfertën e kësaj jave duke shkuar në kuotën e 38 pikëve, dy pikë më pak se Valencia e vendit të tretë.

Pjesa e parë u dominua tërësisht nga Reali i Madridit, ku ylli i ndeshjes Christiano Ronaldo, arriti të mposhtë dy herë portën e Neto në minutat 16 dhe 38.

Në pjesën e dytë Valencia u rikthye në lojë dhe shënoi në minutën e 59 me Santi Mina, i cili i dha zemër skuadrës duke pasur disa raste për gol, por jo,  pritësit e kësaj ndeshje mbetën aty, pasi miqtë shënuan edhe dy herë të tjera me Marcelon në minutën e 84 dhe me Toni Kross në minutën e 89.

Sipas Goal.com lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte portugezi ronaldo me 8.7 dhe lojtari më i dobët, mbrojtësi i Valencias, Martin Montoya me vetëm 5.4.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin